FOTO/ Festivali, personazhe të mitologjisë dhe legjendave të lashtësisë “gdhenden” në rërë

FOTO/ Festivali, personazhe të mitologjisë dhe legjendave të lashtësisë “gdhenden” në rërë

201
0
Shares

Personazhe të mitologjisë dhe legjendave të lashtësisë kanë marrë formë në festivalin ndërkombëtar të skulpturave prej rëre në Antalia të Turqisë.
sandland-1Rreth 200 mijë vetë pritet të vizitojnë skultpurat, ndër të cilat Shah-Maranin, mbretëreshën e gjarpërinjve nga mitologjia perse.  Sfinksi egjiptian, por edhe perëndia Ganesh e hinduizmit, janë gjithashtu ndër figurat që kanë frymëzuar skulptorët që konkurrojnë sivjet.
sfinskiTema e festivalit të sivjetshëm ishte Shtatë Mrekullitë e Botës dhe Mitologjisë dhe përveç frymëzimit nga figurat hyjnore, skulptorët kanë rikrijuar objekte fizike si piramidën e Keopsit, apo Tempullin e Artemisës. 
sandland-3Festivali, është ndër më të mëdhenjtë në botë dhe ka konkurrencë nga aktivitete të ngjashme në Portugali, Spanjë, Gjermani dhe Brazil. Këtë vit janë sjellë rreth 10 mijë tonë rërë lumi dhe konkurrojnë 22 skulptorë nga nëntë vende të ndryshme.
sandland-4Pasi përfundon punën skulptori, punimi mbulohet me një lëndë speciale për të mos lejuar që figura të zhbëhet nga shiu. Në këtë mënyrë, vizitorët do të kenë mundësi t’i shohin krijimet për ditë me radhë në Antalia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY