Vlorë, sekserët e Apelit u zbuluan pas dështimit me kërcënimin e prokurorit

Vlorë, sekserët e Apelit u zbuluan pas dështimit me kërcënimin e prokurorit

172
0
Shares

Një hetim i nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për kanosjen e prokurorit të Fierit Çlirim Sino, ka zbuluar aferën korruptive në gjykatën e Apelit Vlorë, duke sjellë dhe arrestimin e shoferit të kryetares së kësaj gjykate Alma Liçaj. Sipas gazetës “Shqiptarja.com”, prokurori Sino disa kohë më parë ka depozituar një kallëzim penal për kanosje me jetë ndaj tij dhe familjarëve dhe për pasojë, Krimet e Rënda kanë nisur hetimet duke vendosur nën përgjim disa persona.
Mes personave të vënë në përgjim ishin dhe Fatjon Zoto, Fatos Muçi dhe Selam Xhaferi, të tre të hetuar dhe dënuar me disa vite burg për “grabitje me armë” nga prokurori Sino. Tabulatet telefonike dhe përgjimi i bisedave mes tre personave të sipërcituar që tashmë janë në burg dhe familjarëve të tyre, janë administruar të dhëna në dosje se njëri nga këta të dënuar dhe më konkretisht Selam Xheferi interesohej për të paguar një shumë para me qëllim marrjen e pafajësisë në Gjykatën e Apelit të Vlorës.
Për të mbaruar këtë punë, nga përgjimet e prokurorisë del se mjaft aktiv ka qenë vëllai i Selamit, Gjolek Xhaferi i cili ka komunikime të shumta me shoferin e kryegjyqtares Alma Liçaj, Robert Petoshatin. Ky i fundit sipas prokurorëve informonte Gjolek Xhaferin se gjyqi në Apel do të shtyhej dhe në fakt ashtu rezultonte. Kryesues i trupit gjykues ka qenë gjyqtari i Apelit Vasil Hanxhari.

Për më shumë mund të lexoni …

/web/Shansi_i_gjyqtareve_policia_kap_20_mije_euro_ryshfet_para_se_te_arrijne_te_togat_e_zeza_Arrestohet_shoferi_i_gjykates_se_Apelit_3396_1.php

Si edhe …

/web/Korrupsioni_ne_Apelin_e_Vlores_shkon_ne_3_numri_i_arrestimeve_3418_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY