FOTO/ Lufta me Rusine, SHBA do të instaloje armë të rënda dhe...

FOTO/ Lufta me Rusine, SHBA do të instaloje armë të rënda dhe tanke në Europën Lindore

107
0
Shares

SHBA mund të përforcojnë prezencën e tyre ushtarake në shumë vende baltike në Europën lindore për të kundërshtuar një agresion të mundshëm rus, duke vendosur atje armë të rënda duke përfshirë edhe tanke dhe deri në 5000 ushtare suplementare, shkruan gazeta “New York Times”.
Nëse propozimet e Pentagonit do të pranohen nga ekzekutivi amerikan atëherë SHBA do të dërgonin për herë të parë armë të rënda në vende që së fundi janë bërë anëtarë të NATO-s dhe që para rënies së murit të Berlinit kanë qenë në sferën politike dhe ushtarake të Bashkimit sovjetik, ka konfirmuar e përditshmja amerikane duke cituar burime amerikane.
usarmy1“Shqetësimet në lidhje me reagimin e Rusisë edhe mund të këtë por ne duhet të sigurojmë që vendet baltike dhe vendet e tjera të Europës lindore që janë shumë të shqetësuara qysh nga aneksimi që usia i bëri Krimesë dhe luftës në Ukrainë ku separatiste pro ruse vazhdojnë të kontestojnë autoritetin e shtetit në lindje të Ukrainës”, thonë burimet ushtarake.
Kievi dhe perëndimorët kanë akuzuar Rusinë se po armatos rebelet në lindje si dhe akuzat për mbështetje me trupa të rregullta për ti ndihmuar.
Sipas gazetës amerikane propozimi i ushtrisë amerikane duhet të marrë mbështetjen e sekretarit amerikan për mbrojtjen Ashton Carter, por edhe mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë.
Gazeta nënvizon që disa aleate të NATO-s janë të shqetësuar nga reagimi i Rusisë. Një zëdhënës i Pentagonit që është cituar nga gazeta thotë se “akoma nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar lidhur me këtë propozim”.
us2_copy_1Ata që kanë folur për gazetën mendojnë se Pentagoni do të marrë dritën jeshile për këtë iniciativë gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s që do të mbahet këtë muaj në Bruksel. Sipas burimeve të gazetës mendohet se një kompani e armatës amerikane, rreth 150 veta do të instalohen në tre vende baltike. Ndërkohë armatime për një kompani, rreth 750 ushtarë do të vendosen në Poloni, Rumani, Bullgari e ndoshta edhe në Hungari, kanë precizuar burimet e gazetës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY