FOTO/ Në Dubai kushdo mund të eksperimentojë…, deri edhe për fusha tenisi...

FOTO/ Në Dubai kushdo mund të eksperimentojë…, deri edhe për fusha tenisi nën ujë

219
0
Shares

Dubai është një terren i hapur për lojërat e  arkitektëve. Aty gjithçka është e mundur. Projektet dublohen nga fantazitë. Ishuj artificiale, kulla marramendëse, komplekse kënaqësish të çmendura.
tns2Dhe tani ka ardhur edhe ideja e fundit. Është një arkitekt polak Krzysztof Kotala që parashikon të ndërtojë një fushë tenisi poshtë ujit të detit, në një platformë gjigante në brigjet e Dubait. Arkitekti që ka studiuar në Krakow Polytechnic, ëndërron të krijojë një terren që do të kombinonte sipas tij teknologjinë, ekologjinë dhe sportin. 
tns3Sipas arkitektit, Dubai ka treguar tashmë nëse qëndron shumë afër sportit të tenisit pasi që qyteti ka pritur një turne me 1993 dhe një tjetër me 2001 ku kanë marrë pjesë lojtarët më të medhenj të këtij sporti.
tns4Sigurisht që projekti do të jetë një provë e vërtetë teknike. Të realizosh një strukture prej xhami që të suportojë peshën e ujit dhe tu lejojë sportdashësve që të kenë edhe shikim edhe në një akuarium gjigant natyror.
tns5Projekti pret tani vetëm investitorët. Pas ndërtimit të një fushe tenisi më e larta në botë në kullën Burj al Arab, a do të kemi tani një fushë ku Roger Federer apo Rafael Nadal të luajnë poshtë një Bluje të madhe… detit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY