FOTO LAJM/ Kryepolici i Vorës në “stafin elektoral” të kandidatit të LSI-së

FOTO LAJM/ Kryepolici i Vorës në “stafin elektoral” të kandidatit të LSI-së

68
0
Shares

Partia Demokratike ka publikuar sot foto të kandidatit të LSI-së për bashkinë e Vorës, Luan Sallaku, nën shoqërinë e kryepolicit të Vorës, Luan Laze.
“Ja ku kemi këtë foto, ku duket qartë, Bujar Laze nga Skrapari, shefi i komisariatit të Vorës, në shërbim të kandidatit të Ilir Metës. Ky tjetri këtu është edhe drejtori i AKU, i cili ka spikatur me sulmet ndaj biznesit të kandidatit të Partisë Demokratike. Dhe në sfond, janë si gjithnjë banditët e makinave me xhama të zinj, që vijnë lart e poshtë gjithë ditën e gjithë natën në Vorë”, denoncoi në emër të PD-së, deputeti Keltis Kruja.
keltis kruja 3Sipas Krujës, “Ilir Meta me heshtjen e miratimin e ortakut të tij Rama, po zbaton në Vorë një skenar kriminal, të hartuar në zyrat e LSI, dhe të vënë në jetë në bashkëpunim të ngushtë mes banditëve të skeduar të sjellë enkas nga brenda e jashtë vendit, me strukturat e kriminalizuara të shtetit që shkelin ditë përditë ligjin për Ilir Metën. Pjesë e këtij skenari kriminal të Ilir Metës, në traditën e tij të shëmtuar të zgjedhjeve të vitit 2001, është dhe inskenimi me metodat e sigurimit të shtetit i ngjarjeve dhe dëshmive të sajuara për të manipuluar opinionin publik…. E gjithë kjo për interesat korruptive të Ilir Metës që kërkon me çdo kusht të marrë bashkinë e Vorës.
lsi vorePër Krujën, “Fitorja e Fiqiri Ismailit dhe e Partisë Demokratike në këtë bashki është vetëm një javë larg. Vora dhe banorët e saj nuk do të pranojnë kurrë thundrën e Ilir Metës që kërkon ta kthejë Vorën në çiflig personal për planet e tij korruptive”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY