Letër e hapur e Luan Ramës, perpjekje per te neutralizuar letren e...

Letër e hapur e Luan Ramës, perpjekje per te neutralizuar letren e Patozit. Vora ne tension

83
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama ka nisur një leter të hapur sot pasdite pothuajse në të njëjtat adresa që kishte nisur një ditë më parë deputeti i PD-së Astrit Patozi,
Në letrën e tij Rama anashkalon problemet që ka ngritur në adresë të LSI-së dhe kryetarit të saj Ilir Meta por ndërkohë rreshton disa të tjera që kryesisht lidhen me akuzën e LSi0së për regjistrimin disa banorëve elektoralë.
“Në bashkinë e Vorës janë rregjistruar qindra qytetarë që nuk janë votues në Vorë, por që janë rregjistruar vetëm për të votuar në favor të kryetarit aktual të bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili, që është edhe kandidati i Partisë Demokratike për këtë bashki.

Vetëm një noter që quhet Shaban Gjoka, mik i kryetarit të bashkisë së Vorës, ka lidhur rreth 500 kontrata qiraje midis personave të ndryshëm, qytetarë me banim në bashkinë e Vorës në cilësinë e qiradhënësit, me qytetarë nga bashki të tjera të vendit në cilësinë e qiramarrësit. Pas këtij veprimi, noteri Shaban Gjoka ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm ligjor që këta shtetas të merrnin lejen e banimit në bashkinë e Vorës.

Dy qytetarë, Daut Tafa nga fshati Karbunarë, Lushnje dhe Shpëtim Bashalli nga fshati Lin i Pogradecit, emrat e të cilëve gjenden ne listat e votuesve të Vorës kane denoncuar publikisht në një televizion të pavarur se nuk kanë asnjë dijeni që kanë marrë shtëpi me qira në Vorë dhe që nuk kanë asnjë dijeni që figurojnë të rregjistruar ne listat e votuesve në bashkinë e Vorës. Madje ata kanë dëshmuar që as nuk e njohin noterin Shaban Gjoka, ç’ka nënkupton se aktet noteriale janë bërë pa praninë e palëve, gjë që përbën një shkelje flagrante të ligjit.

Safet Ciku, kunati i kryetarit të bashkisë së Vorës, alias edhe kandidati i PD-së për këtë bashki, ka lidhur kontratë qiradhënieje për 15 shtetas që sipas deklaratave të vendqëndrimit (edhe sipas listave te votuesve) banojnë në shtëpinë e tij, përveç pjestarëve të familjes së tij. Lulëzim Vrana, kryetari i PD-së në Vorë ka bëre të njejtën gjë, pa u zgjatur më tej në emra, sepse do të na dalin që dhjetëra votues nga bashkia e Tiranës midis të cilëve edhe të afërm, miq e familjarë të deputetëve të PD-së, janë ç’rregjistruar si votues të zotit Halim Kosova në Tiranë, dhe janë “trafikuar” përmes akteve noteriale te noterit Shaban Gjoka si votues te Fiqiri Ismailit ne Vore”, shkruan Rama.

Drejtuesi i lartë i LSI-së thotë ndër të tjera se “akoma më i dëmshëm është presioni politik mbi policinë dhe prokurorinë, të cilët duhen lënë e duhen mbeshtetur të kryejnë detyrën e tyre me korrektesë dhe transparence. Është e dënueshme që të deputetët të PD-së apo funksionarë të saj të pengojnë që punonjësit e policisë së shtetit apo të prokurorisë të kryejnë detyrën e tyre, siç ka ndodhur ditët e fundit në Vorë. Nëse një a disa punonjës të strukturave të shtetit rezultojne te sillen në kundërshtim me ligjin siç pretendon zoti Patozi në letrën e vet të hapur, kjo nuk është arsye për të mbuluar me miell realitetet e dhimbshme të bashkisë së Vorës prej tragjedisë së përgjakshme të Gërdecit e deri tek njerëzit e natës që lëvrijnë me ndonjë thes miell në kurriz”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY