Konfindustria, një organizatë që mbledh bizneset më të mëdha prodhues enë vend I ka kërkuar qeverisë që të rinegocojë disa kapituj të Marreveshja per tregtine e lire ndermjet vendeve te Ballkanit Perendimor/CEFTA.
“Marreveshja per tregtine e lire ndermjet vendeve te Ballkanit Perendimor/CEFTA ne zbatimin ne praktike ka rezultuar ne menyre te pergjthshme e pasukseshme dhe larg synimeve fillestare. Marreveshja CEFTA eshte arritur me kerkesen, trysnine dhe ndermjetesine e drejtperdrejte te Bashkimit Europian dhe si e tille deshtimi i saj eshte ne thelb goditje e politikes se Brukselit per vete procesin e integrimit te shteteve nenshkruese. Konfindustria do ti kerkoje zyrtarisht Qeverise se Shqiperise rinegocimin ne nje kohe sa me te shpejte te disa prej kapitujve kryesore te CEFTA-s per te shmangur deshtimin e plote te saj”, thuhet në një njoftim të Konfindustrisë.
Konfindustria vlereson, se rasti i fundit i bllokimit te paarsyeshem dhe i perseritur disaditor i prodhimeve me origjine shqiptare nga Maqedonia si dhe raste te tjera te shumta, qe kane penguar tregtine e lire ndermjet vendeve te Rajonit, jane tregues i qarte i problematikes se CEFTA. Deshtimi i marreveshjes CEFTA ka ardhur nga zbatimi ne mase ne praktike i pengesave/barrierave jotarifore te qellimshme dhe te pambeshtetura nga vendet e rajonit ndaj prodhimeve te vendeve te tjera. Shqiperia eshte nga vendet me te prekura nga mosrespektimi i kushteve te tregtise se lire dhe marreveshjes CEFTA nga vendet e Rajonit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/