Historia e arrestimit të gjyqtares së Lezhës. Avokati,1.5 milionë lekë në corape,...

Historia e arrestimit të gjyqtares së Lezhës. Avokati,1.5 milionë lekë në corape, 500 mijë në cantës e gjykatëses

59
0
Shares

Më 10 qershor, kallëzuesi i veprës penale shtetasi A.P, është paraqitur në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, për të kallëzuar faktin se avokati Gjovalin Ndokaj, i cili ishte caktuar kryesisht nga Gjykata si avokat i tij dhe i nënës së tij, në një gjyq në Gjykatën e rrethit gjyqësor Lezhë, i ka kërkuar 2 milion lekë të vjetra për t’ia dhënë gjyqtares në këmbim të caktimit të një dënimi me kusht.

gjykatesja e lezhes arrestimi

Paraprakisht, ky avokat u ka thënë se ai dhe mamaja e tij rrezikonin të dënoheshin me burg deri në tre muaj, më vonë u ka thënë se mund të dënoheshin me një gjobë rreth 50 mijë lekë, duke i ofruar edhe një kafe gjyqtares së çështjes. Më 9 qershor, kur A.P ka patur seancën e radhës, avokati Gjovalin Ndokaj u ka thënë të dyve (A.P dhe M.P), se “
kishte folur me gjyqtaren dhe se duhej t’i jepnin 2 milion lekë të vjetra gjyqtares për të mbyllur çështjen, ata do dënoheshin me 18 muaj me kusht dhe do bënin punë në dobi të Bashkisë.”

Më 10 qershor, është autorizuar kryerja e veprimeve simuluese ndërmjet kallëzuesit A.P me avokatin Gjovalin Ndoka. Rezulton se A.P më datë 10 qershor ka nënshkruar marrëveshjen për kryerjen e veprimit simulues dhënies së shumës prej 200.000 lekë shtetasit Gjovalin Ndoka. Më datë 11 qershor pasi është bërë numërimi, fiksimi dhe dorëzimi i sasisë prej 200.000 lekësh që do të përdorej për simulimin e një akti korruptiv, shtetasit A.P, është proceduar me dhënien e kësaj shume avokatit Ndoka. Seanca gjyqësore përfundimtare e shpalljes së vendimit ishte caktuar për në datë 11 qershor ora 11:30, në Gjykatën e rrethit gjyqësor Lezhë.

Avokati Ndoka pasi ka marrë shumën e parave prej 200.000 lekësh, është drejtuar tek Gjykata e rrethit gjyqësor Lezhë. Pasi ka qëndruar për njëfarë kohe në ambientet e kësaj Gjykate rezulton se në ora 11.30, ka filluar seanca gjyqësore për gjykimin e çështjes penale në ngarkim të A.P dhe M.P, në një nga sallat e gjykimit të Gjykatës së rrethit gjyqësor Lezhë, ku rezulton se kallëzuesi A.P dhe M.P të kenë hyrë në sallën e gjyqit. Pas disa minutash rezulton se gjyqi ka përfunduar dhe se kallëzuesit janë dënuar me kusht nga gjykata. Po ashtu, pasi kallëzuesi A.P ka dalë nga salla e gjyqit, avokati Ndoka ka qëndruar në sallë bashkë me gjyqtaren, dhe më pas ai ka dalë nga salla e gjyqit. Rezulton se avokati është drejtuar për në zyrën e tij, dhe nga ana e policisë gjyqësore është vajtur për kontroll në ambjentet e zyrës së tij. Gjatë kontrollit personal, atij i janë gjetur të fshehura brenda në çorape dhe shuma prej 150.000 lekësh kartmonedha me prerje të fiksuara me procesverbalin e dorëzimit të parave për kryerje të veprimit simulues.

Në orën 12:05 të datës 11 qershor, është proceduar me kapjen në flagrancë të shtetasit Gjovalin Ndoka, avokat pranë Dhomës së Avokatisë Lezhë.

Pas këtij veprimi dhe pas mosmarrjes së një përgjigje, nga ana e avokatit se ku ndodheshin shuma prej 50.000 lekësh, dhe duke qenë menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë, pra në kushtet e flagrancës dhe në ndjekje të parave të dhëna në kuadër të një akti korruptiv, nga ana e policisë gjyqësore është vajtur për kontroll në zyrën e gjyqtares Parashqevi Ademi në ambientet e Gjykatës së rrethit gjyqësor Lezhë, dhe gjatë kontrollit brenda në çantën e saj, në një portofol me ngjyrë bezhë dhe stampim të kuq në mes, janë gjetur 10 kartmonedha 5000 lekëshe që kishin numrat e serisë sipas procesverbalit të dorëzimit të parave për kryerjen e veprimit simulues. Shtetasja Parashqevi Ademi është shprehur në procesverbalin e kontrollit që këto para ia ka lënë në tavolinë avokati Gjovalin Ndoka dhe se nuk ka patur pretendime për kontrollin. Më tej është proceduar me kapjen në flagrancë të kësaj shtetaseje.

Nga ana e policisë gjyqësore është sekuestruar dosja e gjykimit në ngarkim të shtetasve A.P dhe M.P së bashku me CD-në, e regjistrimit audio të seancës të zhvilluar po atë ditë nga përmbajtja e të cilës rezulton se dy personat A.P dhe M.P janë dënuar për veprën penale të parashikuar nga neni 130 i Kodit Penal, me burgim për dy muaj duke iu pezulluar ekzekutimi i burgimit dhe duke kryer punë në interés publik.

Nga pyetja e të arrestuarës datë 12 qershor rezulton se Parashqevi Ademi e pranon se pas seancës gjyqësore me palë A.P dhe M.P të pandehur, pasi ka shpallur vendimin, avokati Gjovalin Ndokaj i ka lënë lekët mbi tavolinë në zyrën e saj dhe ka ikur. Ajo nuk pranon që të ketë kërkuar para për këtë cështje penale, për të favorizuar askënd dhe se lekët që iu gjetën brenda në cantën e saj, i kishte futur aty por do të bënte kallëzim penal, por për shkak të kohës së pamjaftueshme pasi ka vajtur policía në zyrën e saj, nuk e ka patur të mundur të procedente me kallëzimin.

Nga pyetja e të arrestuarit Ndokaj, datë 12 qershor rezulton se ai e pranon se i ka lënë në zyrë Parashqevi Ademit, pas seancës gjyqësore me palë A.P dhe M.P të pandehur, pasi ka shpallur vendimin, dhe më pas ka ikur. Ai nuk pranon që të ketë patur një marrëveshje mes të dyve, dhe se shuma prej 200000 lekësh është kërkuar si hak për punën e tij si avokat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY