Britani, kapen 50 emigrantë shqiptarë të fshehur në kamion, mes tyre edhe...

Britani, kapen 50 emigrantë shqiptarë të fshehur në kamion, mes tyre edhe një grua shtatzëne

62
0
Shares

Policia britanike ka zbuluar më shumë se 50 emigrantë shqiptarët, të cilët ishin fshehur në një kamion në terminalin në Killingholme. Mes emigrantëve shqiptarë ishte dhe një grua shtatzënë, e cila u dërgua në spital për kontroll.
Sipas medieve britanike, mësohet se, shqiptarët ishin në një kamion që vinte nga Hungaria.
Policia ndaloi kamionin që ishte nisur nga një port në Holandë drejtë Britanisë, në orët e para të ditës së sotme dhe vuri në pranga shoferin hungarez.
Në vendngjarje ishin pesë makina policie si dhe katër ambulanca për të ofruar ndihmë të shpejtë. Policia tha se të gjithë emigrantët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY