Çfarë duhet të bëjmë nëse fiton Shteti Islamik?

Çfarë duhet të bëjmë nëse fiton Shteti Islamik?

71
0
Shares

Një analizë në Foreign Policy shkruar Stephen Walt, ndërtohet një skenar që konsideron konstruktimin e shtetit islamik që synon aktualisht ISIS. Ai gjykon situata të cilat mund të duken shumë të papranueshme për momentin por referuar historisë, autori të vë përpara faktit të kryer.

Pra, çfarë duhet të bëjmë nëse Shteti Islamik ka sukses në ruajtjen e territoreve të pushtuara, dhe të shndërrohet në një shtet të vërtetë?, pyet Walt. Posen thotë se Shtetet e Bashkuara (si edhe shumë të tjerë) do të duhej të merreshin me Shtetin Islamik në të njëjtën mënyrë se si janë marrë me shtete tjera revolucionare; me një politikë kontrolluese. Unë pajtohem me këtë, thotë ai.

Në vijim ai shpjegon se bashkësia ndërkombëtare është përpjekur shpesh të izoloj lëvizjet revolucionare, vetëm atëherë ku fuqia e tyre është dëshmuar si e suksesshme. Fuqitë perëndimore kishin refuzuar të njohin Bashkimin Sovjetik për disa vite pas revolucionit Bolshevik të vitit 1917, dhe këtë gjë Shtetet e Bashkuara nuk e kishin bërë deri në vitin 1933. Në mënyrë të ngjashme, Shtetet e Bashkuara nuk kishin vendosur marrëdhënie të plotë diplomatike me qeverinë e vendit më të populluar në botë, Republikën e Kinës deri në vitin 1979, plotë 30 vite pasi Republika Popullore e Kinës u themelua. Duke pasur parasysh këta shembuj, a mund të jemi të sigurt se Shteti Islamik një ditë nuk mundet të jetë anëtare e ligjshme e Bashkësisë Ndërkombëtare, me një vend në Kombet e Bashkuara?

Ndoshta ju do të thoshit se sjellja barbare e Shtetit Islamik, skllavëria e grave, torturimi i civilëve, heqja e kokave të pengjeve, përgjithmonë do të përjashtohet nga bashkësia e kombeve të qytetëruara.

A nuk janë ata britanik të civilizuar që ne kënaqemi duke i shikuar në serialin Downtown Abbey? Paraardhësit e tyre krijuan Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet akteve të dhunshme dhe brutale të shtrëngimit të pushtetit (ashtu sikur një uelsian apo skocez mund t’iu tregojë). A nuk janë ata amerikanë heroik që zgjeruan “perandorinë e lirisë” në gjithë Amerikën Veriore? Ata masakruan, përdhunuan dhe i lënë të vdesin nga uria amerikanët autokton për të marrë vendin e tyre. A nuk ishin Bolshevikët dhe Maoistët të cilët krijuan Bashkimin Sovjetik dhe Republikën Popullore të Kinës? Ata nuk e kanë konsoliduar pushtetin me anë të bindjes së butë, ashtu siç nuk e bën vehabistët me bijtë e Ibn Saud apo sionistët që e themeluan Izraelin. Ashtu siç e bëri mjaft të qartë i ndjeri Charles Tilly në një pikë referimi, ndërtimi i shtetit ka qenë një ndërmarrje brutale për shekuj të tërë, dhe lëvizjet që krijuan shtete të reja në të kaluarën kanë bërë gjëra që ne tani i dënojmë dhe i cilësojmë si barbare, shkruan ndër të tjera analisti Stephen Walt tek Foreign Policy.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY