Akuza për shpifje e Tahirit ndaj Palokës, avokati i ministrit paraqet provat

Akuza për shpifje e Tahirit ndaj Palokës, avokati i ministrit paraqet provat

92
0
Shares

Në Gjykatën e Lartë u zhvilluar sot seanca e dyte e shqyrtimit të padisë së bërë nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kundër nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka.
Në seancën e sotme avokati i ministrit Tahiri paraqiti provat ku ata mendojnë të bazojnë padinë e bërë për shpifje ndaj Palokës. Disa deklarata të bëra publikisht nga Paloka u administruan si prova nga Kolegji Penal, i cili caktoi 29 qershorin si datë për seancën e ardhshme, ku pritet që të dëgjohen të dyja palët.
Avokati tha se në deklaratat e 7 janarit, që ka bërë Paloka në konferencë për shtyp, ku akuzon Tahirin si i lidhur me krimin, ka vetëm shpifje dhe të pavërteta.
Njëkohësisht avokati i Tahirit paraqiti si prova, disa CD me pamjet të transmetimeve të konferencës nga TV të ndryshme dhe disa kopje gazetash që e kanë pasqyruar lajmin. Avokati i Palokës kërkoi kohe të njihej me provat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY