RD akuzon gazetën “Standard”, reagon e përditshmja

RD akuzon gazetën “Standard”, reagon e përditshmja

56
0
Shares

“Paratë e pista të pushtetit kapin edhe gazetën ‘Standard’”, nën këtë titull në numrin e saj të djeshëm, gazeta e Partisë demokratike akuzonte gazetën “Standard”.
Sipas RD-së, “banda e oligarkëve të Tiranës, Rama dhe Meta kanë kapur të gjitha mediat… Megjithëse i kanë kapur thuajse të gjitha mediat si ato të printuara edhe ato televizive, sërish ndihen të frikësuar kur ndonjë mund të jetë jashtë rreshtit të tyre. Dhe bëjnë gjithçka për ta kapur edhe atë. I tillë ishte edhe fati i një gazete modeste si ‘Standard’, e cila tashmë ka rënë edhe ajo në darën e pushtetit të oligarkëve duke u bërë një instrument në lojën e tyre të pistë politike”.
Pas kësaj akuze ka reaguar sot kryeredaktori i gazetës “Standard”, Nebil Çika. Në një koment të tij në numrin e sotëm, me titull “‘Sandard’, ‘RD’-ja dhe ‘paratë e pista të pushteteve’”
Nebil Çika e quan këtë akuzë, “rrufe në qiell të pastër ka ardhur një goditje pikërisht andej nga nuk e prisnim, nga gazeta zyrtare e PD-së, RD… ‘Standard’ ka qenë gazeta më afër PD-së në këta 10 vjet të ekzistencës së vet, për shkakun e vetëm se politika jonë editoriale në shumicën e saj shkon ose më mirë të themi me filozofinë politike të PD-së dhe të djathtës në tërësi. Thjesht ne besojmë se e djathta është alternativa më e mirë politike për Shqipërinë dhe krejt botën… RD, PD dhe opinioni publik e di mirë se kush i ka marrë ‘paratë e pista të pushtetit’, para dhe pas qershorit 2013, dhe sigurisht që ky nuk ka qenë ‘Standard’”, reagon kryeredaktori i gazetës “Standard”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY