FOTO/ E rrallë, një ushtar dezerton dhe arratise nga Korea e Veriut

FOTO/ E rrallë, një ushtar dezerton dhe arratise nga Korea e Veriut

230
0
Shares

Koreja e Veriut ka kryer një testim si për të sfiduar më tej sanksionet e OKB-së. Këtë herë është testuar një raketë anti- anije, e cila ka një rreze prej 120 kilometra. Ky zhvillim vjen pak javë pasi vendi testoi edhe një raketë balistike, të lëshuar nga një nëndetëse.
kj1Lideri i vendit, Kim Jong-un ishte i pranishëm në testimin e raketës KN-01.
Media shtetërore tha se ‘raketat super-inteligjente’ goditën me saktësi objektivin.
kj2Ndërkohë në një tjetër zhvillim, një ushtar nga Koreja e Veriut ka arritur të kalojë përmes një prej kufijve më të militarizuar në botë, për të dezertuar në Korenë e Jugut. Adoleshenti u dorëzua tek forcat e Koresë së Jugut të hënën.
kj3Nuk pati shkëmbim zjarri dhe ushtari është për momentin i arrestuar.
Sipas BBC, është diçka shumë e rrallë dezertimi nga Koreja e Veriut. Hera e fundit kur ka ndodhur diçka e tillë ka qenë në vitin 2012.
Shumica e dezertorëve largohen për në Kinë fillimisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY