KQZ nuk çregjistron kandidatin e Kurbinit, Altin Biba “de jure” përfaqëson PD,...

KQZ nuk çregjistron kandidatin e Kurbinit, Altin Biba “de jure” përfaqëson PD, “de facto” jo

157
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e APPD për çregjistrimin e kandidatit të Kurbinit Altin Biba.
Me 4 vota pro KQZ nuk e ka miratuar këtë kërkesë.
KQZ dhe Kolegji kanë refuzuar të ç’regjistrojnë Altin Bibën, i cili dha dorëheqjen dhe të regjistrojnë kandidatin e propozuar nga e djathta Ilir Pjetraj. Tashmë emri i Altin Bibës është në fletën e votimit, çka e bën të pamundur pranimin e kësaj kërkese.
Kurbinasit mund ta votojnë Altin Bibën, por PD ka bërë thirrje që demokratët të bojkotojnë proçesin e votimit më 21 qershor.
Edi Paloka tha pak ditë më parë se “ne e kemi të pamundur të marrim pjesë në këtë proçes për shkak të ndërhyrjes së dyshes Rama-Meta”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY