Skandali i ilaçeve, zbulohen edhe 10 farmaci të tjera që abuzuan, gati...

Skandali i ilaçeve, zbulohen edhe 10 farmaci të tjera që abuzuan, gati arrestimet

74
0
Shares

Prokuroria e Tiranës, krahas hetimit për 4 farmacive fiktive, ka zbardhur emrat e 10 farmacive të tjera, të cilat kanë kryer të njëjtën skemë mashtrimi me ilaçet e rimbursueshme.
ABC News ka mësuar se janë edhe 10 shoqëri farmaceutike, të cilat kanë përvetësuar shuma të mëdha parash me anë të ilaçeve të rimbursueshme me dokumente fiktive dhe me ndihmën e punonjësve të Fondit.
Sipas akuzës, në mesin e 10 farmacive, ka nga ato të cilat kanë përfituar nga Fondi i rimbursimit më shumë se sa ishte parashikuar në kontratën e firmosur mes tyre dhe drejtorisë rajonale. Nga verifikimi i dokumentacionit, thonë hetuesit, janë konstatuar shuma të mëdha parash që kanë kaluar për llogari të 10 farmacive të tjera me firmën e drejtorit tashmë të arrestuar Pjerin Xhuvani. Disa prej këtyre farmacive janë shoqëri grosiste dhe disa të tjera janë farmaci që ushtrojnë aktivitetin e tyre dhe kanë ekxkluzivitetin e importit të disa llloj ilaçeve.
Në ditët në vazhdim, thonë hetuesit, nuk përjashtohen mundësia e arrestimit edhe të zyrtarëve të tjerë të Fondit në drejtorin e përgjithshme apo administratorët dhe pronarët e këtyre farmacive përfituese.
Në dosjen e prokurorisë, ndodhet edhe raporti i kontrollit të kryer nga zyra e antikorrupsionit, ku mes shkeljeve të mëdha të ligjit janë identifikuare dhe disa farmaci të zyrtarëve të Fondit që kanë abuzuar me ilaçet e rimbursueshme. Mes tyre, hetuesit thonë se janë edhe dy farmacitë e të afërmeve të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Fondit Sokol Skura.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY