Kolegji Zgjedhor përjashton nga gara kandidatin e Këlcyrës

Kolegji Zgjedhor përjashton nga gara kandidatin e Këlcyrës

50
0
Shares

Kolegji zgjedhor rrëzoi kërkesën e kandidatit të opozitës në Këlcyrë për të vazhduar garën. PD e tërhoqi atë nga gara para dy javësh ndërkohë që të njëtin vendim e aprovoi edhe KQZ.

Muhameti e dërgoi cështjen në Kolegjin Zgjedhor, si dhe ka vijuar fushatën e tij edhe pse mbështetja e PD-së u transferua tek një person tjetër, Bujar Fezga që ndërkohë kandidonte si i pavarur.

Ish-kandidati i PD-së për Bashkinë e Këlcyrës, Gentian Muhameti dekaroi atë ditë se cështjen e tërheqjes së PD lidhur me kandidaturën e tij do ta zgjidhte me ambasadën amerikane dhe italiane.
“Lulzim Basha e di mjaft mirë që nuk kam asnjë rekord kriminal. Qëndrimi i Ambasadës Amerikane është parimor, nuk është personal dhe nuk ka lidhje me një kandidat të vetëm. Ambasada Amerikane qëndrimin e vet e ka mbështetur mbi disa të dhëna ose fakte, të cilat unë nuk i njoh. Por unë njoh të dhënat dhe faktet e mia, të cilat i njeh edhe lidershipi i PD-së. Të dhënat dhe faktet e mia flasin për një kartelë penale të pastër, të konfirmuar edhe nga Ministria e Drejtësisë së Italisë”, ka deklaruar Muhameti ditën e tërheqjes nga PD të kandidaturës së tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY