Plagosja nga Elvi Roshi, nesër në KQZ

Plagosja nga Elvi Roshi, nesër në KQZ

61
0
Shares

Elvis Roshi do i nënshtrohet një procedurë që kërkon largimin e tij nga gara për shkak të historisë kriminale e regjistruar ligjërisht në vitin 2000.

Fjala është për një plagosje me dashje të kryer në atë periudhë dhe për të cilën kryetari i bashkisë së Kavajës është proceduar. Ai është dënuar në mungesë për plagosje me dashje.

Dokumenti në foto tregon se Prokuroria ka kërkuar dënimin me 2 muaj burg për plagosje dhe armëmbajtje pa leje për Ervin Roshin, të birin e Azemit dhe Nasijes, i datëlindjes 1979, lindur dhe banues në Kavajë, i papunë dhe me arsim të mesëm. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Osman Aliu dhe anëtarët Astrit Haxhialushi dhe Arben Mullaj me 18.09.2000. Avokati mbrojtës në seancë ka qenë Luan Mansaku, ndërsa prokurori Musa Mulkurti.

Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Ivi Kaso deklaroi se do të sjellë nesër në komision një kërkesë për kandidatin socialist në Kavajë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY