Greqia destabilizon Maqedoninë, çel kufijtë për mijëra klandestinë. Ligji maqedonas: Emigrantët mund...

Greqia destabilizon Maqedoninë, çel kufijtë për mijëra klandestinë. Ligji maqedonas: Emigrantët mund të ecin vetëm në këmbë

48
0
Shares

Greqia ia ka dalë të tensionojë situatën në Maqedoni duke hapur kufinjtë për emigrantët që përdorin Greqinë si vend kalimtar për të hyrë në Evropë. Disa qindra emigrantë në ditë kalojnë pa asnjë problem kufirin greko-maqedonas.

Për Ministrinë e Brendshme, fajtore është Greqia. Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski tha se “ky problem në Maqedoni nuk buron nga vendi, kryesisht është shkaktuar nga fqinji jugor Greqia”, tha ai.

Për shkak të numrit të madh dhe kapaciteteve të vogla pritëse, gjendja e emigrantëve atje është shumë e keqe dhe mund të shkaktojë destabilizim të situatës. Qindra prej tyre po mbahen në një qendër larg kushteve normale në Gazi Babë.

Një gazetar, Suad Misini ka hyrë në ditën e dytë të grevës, nëpërmjet së cilës kërkon lirimin e emigrantëve që mbahen në pikat e grumbullimit në kushte mbijetese. Misini ka filluar të fitojë përkrahje edhe nga OJQ të ndryshme por ende asnjë prej tyre nuk ka vendosur ti bashkëngjitet grevës.

Me ligjin aktual për azil, emigrantëve u ndalohet përdorimi i transportit publik, fakt që ka shtyrë ata të udhëtojnë në këmbë afër vijave hekurudhore apo së fundi edhe me biçikleta, të cilat i paguajnë për shuma marramendëse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY