SHBA, më në fund edhe një Bush në garën presidenciale, Jeb shpall...

SHBA, më në fund edhe një Bush në garën presidenciale, Jeb shpall kandidaturën

42
0
Shares

Ish guvernatori i Floridas, Jeb Bush, djali dhe vëllai i presidentëve të mëparshëm amerikanë, shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për Shtëpinë e Bardhë, të hënën në Majemi, duke u bërë republikani i 11-të në garë.
Zoti Bush ka grumbulluar shuma të mëdha fondesh për fushatën e tij dhe fillimisht mendohej të ishte pretendenti kryesor republikan. Por anketat e fundit politike kombëtare tregojnë atë praktikisht në një nivel mbështetjeje me senatorin e Floridas Marco Rubio dhe guvernatorin e Uiskonswnit, Scott Walker.
Ndërkohë, ish-Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, pretendentja kryesore për të marr kandidaturën e partisë demokrate, po bën fushatë në Ajoua, duke kërkuar vullnetarë në një shtet që nuk i dha mbështetje kur ajo  kandidoi për presidencën në vitin 2008.
Në fillim të vitit të ardhshëm, demokratët dhe republikanët në Ajoua do të hedhin votat e para të garës presidenciale 2016 në zgjedhjet paraprake, shtet pas shteti për të zgjedhur kandidatët që do të përballen me njëri-tjetrin në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY