Edhe kryeministri Rama është gjendur i papërgatitur nga luksi që e priste në mitingun e lezhjanëve sot. “Më falni që kam ardhur pa kollare”, tha ai ndërsa përpara tij shtrihej një arredim në natyrë i ngjashëm me sallën e ceremonisë së Oskarit.
Por ky nuk ka qenë i vetmi takim luksoz në këtë qytet. Monika Kryemadhi që drejton edhe fushatën e Rilindjes në këtë bashki ka bërë kujdes që takimet e Lezhës të jenë të shtrenjta por ama plot sharm dhe luks. Para pak ditësh ishte një tjetër takim ku pjesëmarrësit ishin vendosur në formë hinke, në tavolinat e bardha dhe një ekran që duhej negociuar me KESH.
Garë për pjesëmarrje në mitingje kemi parë gjithnjë, por garë për arredimin e mitingjeve vetëm tani po ndodh.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/