Itali, 20 urdhër-arreste për bandën e drogës, sot operacioni ndaj 15 shqiptarëve...

Itali, 20 urdhër-arreste për bandën e drogës, sot operacioni ndaj 15 shqiptarëve dhe 5 italianëve

52
0
Shares

15 shqiptarë janë në listën e urdhër-arresteve nga Investigatorët Antimafia në qytetin e Barit për trafik droge, shkruan media italiane PrimaDaNoi.
Kapja e shqiptarëve është pjesë e një operacioni të nisur orët e para të ditës së sotme më 16 qershor.
Operacioni i gjerë do të vazhdojë edhe në Pulje, Toskanë dhe Abruxo.
Pjesë e grupit të trafikut të drogës janë dhe 5 shtetas italianë.
18 persona të tjerë janë denoncuar. Gjatë hetimit u zbulua një laborator në Altamura, që përdorej për përgatitjen dhe paketimin e drogës. 13.5 kg heroinë u sekuestruan, që arrinin një vlerë shitjeje me pakicë deri në 1 milion euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY