Avantazhet dhe disavantazhet e pagesës në afat të truallit në bregdet

Avantazhet dhe disavantazhet e pagesës në afat të truallit në bregdet

125
0
Shares

Kush paguan tokën në bregdet brenda një muaji 10 % zbritje, kush nuk e paguan 10 % penalizim për çdo muaj vonesë

Personat që disponojnë tokë në bregdet përfitojnë 10 % zbritje të vlerës së truallit në rast se paguajnë faturën brenda një muaji dhe do të penalizohen me 10 % të çmimit total të truallit ose pjesës takuese, për çdo muaj vonesë.
Sipas VKM-së nr. 475, datë 03. 06. 2015, mësohet se çmimi i truallit së njësisë së ndërtuar apo vlera e pjesës takuese paguhet në mënyrë të vetme, duke u reduktuar në masën 10 për qind, nëse pagesa kryhet brenda një muaji, nga njoftimi me shkrim, në përputhje me përcaktimet e pikës 1, të nenit 14, të ligjit nr. 10186, datë 05. 11. 2009, “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”, të ndryshuar.
Gjithashtu, qeveria ka ndryshuar edhe mënyrën e pagesës së truallit. Kështu, nëse pagesa e plotë apo e pjesës takuese të çmimit të truallit nuk kryhet brenda afatit të parashikuar në pikën 2, i cili parashikon pagesën e plotë apo të pjesës takuese të çmimit të truallit të njësisë së ndërtuar nga subjekti i interesuar ose personi i stimuluar bëhet brenda 6 muajve nga data e marrjes së njoftimit të këtij vendimi, mbi vlerën e detyrimit llogaritet penalitet në masën 10 për qind të çmimit total të truallit ose pjesës takuese, për çdo muaj vonesë, me kusht që masa e penalitetit të mos e kalojë këtë çmim, apo vlerën e pjesës takuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY