Nuk donte të paguante energjinë, tenton arratisjen nga Shqipëria

Nuk donte të paguante energjinë, tenton arratisjen nga Shqipëria

48
0
Shares

Nga ana e policisë së Rinasit, është ndaluar edhe një tjetër person, i cili tentonte arratisjen, pse nuk donte të shlyente dënimin për ndërtim të paligjshëm

Policia Kufitare e Rinasit, ka bërë mbrëmjen e kaluar, ndalimin e një personi, i cili ishte debitor i energjisë elektrike dhe tentonte të largohej nga Shqipëria. Sipas njoftimit zyrtar të policisë,mësohet se “më datë 15. 06. 2015, rreth orës 22.00, në SPKK Rinas, u kap shtetasi në kërkim, L.  Çela, 32 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim  për veprën penale ‘Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve elektrike’, neni 137 i Kodit Penal”.
Nga ana e policisë së Rinasit, është ndaluar edhe nj tjetër person, i cili tentonte arratisjen, pse nuk donte të shlyente dënimin për ndërtim të paligjshëm.
Të njëjta burime zyrtare të policisë, sqaruan se “më datë 15. 06. 2015, rreth orës 21.50, në SPKK Rinas, u kap shtetasi në kërkim,  Alfred  Gjoka, 44 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendim nr. 417, datë 05.05.2015, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY