Roberto Saviano shkruan për mafien, por vetë një hajdut i rëndomtë, dënohet...

Roberto Saviano shkruan për mafien, por vetë një hajdut i rëndomtë, dënohet për plagjiaturë

54
0
Shares

Roberto Saviano, gazetari dhe shkrimtari italian, i njohur edhe në Shqipëri, konsiderohet një hajdut i rëndomtë i të drejtës intelektuale. Për këtë ai edhe është dënuar nga Gjykata e Kasacionit në Napoli, për plagjiaturë.
Mediat italiane bëjnë ët ditur se Roberto Saviano ka bërë pjesë të librit të tij “Gomorra” pjesë të tëra të botuara në gazetat “Le Cronache di Napoli”, dhe “Cronache di Caserta”, pa cituar burimin nga i ka marrë informacionet.
Më herët Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 60 mijë euro.
Roberto Saviano u bë i njohur pikërisht me këtë libër ku trajtonte probleme të një prej grupeve më të fuqishme të mafies italiane.
Gjykata e Lartë, kryesuar nga Renato Rordorf ka konfirmuar në mënyrë efektive ekzistencën e plagjiaturës nga Saviano.
Historia sipas medias italiane është e gjatë dhe komplekse. Gjykata Supreme ka hedhur poshtë hipotezën e mbrojtjes.
“Nuk është një shkelje e ekskluzivitetit – shkruan në vendimin e saj, Gjykata Supreme – jo vetëm kur puna është kopjuar në mënyrë të plotë (riprodhimi i paligjshëm në kuptim të ngushtë), por edhe kur ka falsifikime”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY