Paskuqan, incident elektoral, militanti i PS-së demonstron forcën me zbrazje armësh

Paskuqan, incident elektoral, militanti i PS-së demonstron forcën me zbrazje armësh

59
0
Shares

Një incident tjetër elektoral ka ndodhur sot. Këtë herë, incidenti ka ndodhur në Paskuqan.
Ka qenë një konflikti mes disa personave, ndërsa  njëri prej tyre, shtetasi me inicialet L. L., ka qëlluar me armë në tokë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, pranë një karburanti.
Mësohet se nga konflikti nuk ka persona të lënduar, ndërsa PD akuzon se personi i cili qëlloi me armë, është militant i majtë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe janë vënë në kërkim të personit që qëlloi me armë, i cili menjëherë pas kësaj është larguar me një makinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY