Shoqata e Bankave ankohet: Ligji për “Falimentimin”, do të nxisë mospagimin e...

Shoqata e Bankave ankohet: Ligji për “Falimentimin”, do të nxisë mospagimin e kredive për shtëpi

65
0
Shares

“Këto mesazhe publike kanë një ndikimin shumë negativ në sistemin bankar dhe në të gjithë ekonominë, duke krijuar një mentalitet mospagimi, që do të reflektohet në sjelljen faktike të konsumatorëve”…

Shoqata e Bankave ka shprehur shqetësimin në lidhje me prezantimin në mediat audiovizive të një projektligji për “Falimentin” nga Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimentit, në një shkresë që i është dërguar ministrit të drejtësisë, Nasip Naço dhe për dijeni kryeministrit të vendit, Edi Rama, guvernatorit Genti Sejko dhe ministrit të ekonomisë Arben Ahmetaj (shkresë të cilën Monitor e ka siguruar nga një prej institucioneve që e ka marrë atë).
Ky prezantim, sipas “Monitor”,  është shoqëruar me mesazhin që individët, që nuk mund të paguajnë kreditë e tyre, do të mbrohen nga sekuestrimi i shtëpisë së vendosur si kolateral.
Sipas shkresës së dërguar institucioneve të sipërpërmendura, këto mesazhe publike kanë një ndikimin shumë negativ në sistemin bankar dhe në të gjithë ekonominë, duke krijuar një mentalitet mospagimi, që do të reflektohet në sjelljen faktike të konsumatorëve.
Shkresa vazhdon duke theksuar se kjo do të ndikojë negativisht në nivelin e kredive me probleme, që tashmë është i lartë, në marrëdhëniet mes bankave dhe klientëve, si dhe do të rezultojë në kufizimin e kreditimit për individët në përgjithësi, ndërkohë që bankave në vend u kërkohet të rrisin kreditimin dhe të nxisin investimet në Shqipëri.
Shkresa vazhdon duke shtuar se Shoqata e Bankave ka kërkuar vazhdimisht që të jetë pjesë e konsultimit për një reform të nevojshme në kuadrin ligjor mbi falimentimin, por “nuk kemi asnjë informacion mbi draftin e përmendur nga drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimentit”.
Në mbyllje të shkresës, Shoqata e Bankave i ka kërkuar ministrit të drejtësisë ndërhyrjen e menjëhershme si një institucion që ka nën varësi Agjencinë e Mbikëqyrjes së Falimentimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY