Të shoqëruar me psikolog, kthehen 44 shqiptarë nga Suedia dhe Gjermania

Të shoqëruar me psikolog, kthehen 44 shqiptarë nga Suedia dhe Gjermania

68
0
Shares

Riatdhesohen 44 shtetas shqiptarë të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Shengen. Në Rinas, sot rreth orës 15.30, nëpërmjet një fluturimi riatdhesimi të përbashkët me charter, organizuar nga autoritetet Suedeze, janë kthyer në Shqipëri 44 shtetas shqiptarë të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen.

Operacioni i riatdhesimit u zhvillua nga autoritet Suedeze në bashkëpunim me ato franceze dhe gjermane dhe gjatë fluturimit shoqerimi i shtetasve shqiptarë është bërë nga oficerët e tyre.

Në përbërje të eskortës kishte mjek e psikolog. Shteti organizator i këtij fluturimi ishte Suedia dhe numri total i të kthyerve është 44 shtetas, ku 31 shtetas janë kthyer nga Suedia, 8 shtetas nga Gjermania dhe 5 shtetas janë kthyer nga Franca.

Të gjithë shtetasit e kthyer sot , janë penalizuar për 5 vjet mos të udhëtojnë drejt vendeve të hapsirës Shengen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY