Skema drejtuese dhe emrat e trafikut te kokainës Shqipëri-Itali-Gjermani

Skema drejtuese dhe emrat e trafikut te kokainës Shqipëri-Itali-Gjermani

158
0
Shares

Nga: Alba Kepi

Në një konferencë shtypi policia italiane ka zbardhur emrat e 11 personave, të arrestuar sot me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës përmes Shqipërisë, Italisë e Gjermanisë.

Organizata kriminale kishte bazën në komunën e Pratos në provincën e Firences.

Në krye të saj ishte shqiptari Besmir Shenaj 32 vjeç i thirrur me nofkën “Il Moro”, nga ku ka marrë dhe emrin operacioni i policisë italiane.

Besmir Shenaj kishte banuar për disa vite në Itali dhe ishe i njohur nga forcat e rendit për vepra të ndryshme penale të lidhura me botën e drogës.

Pas arrestimit të një bashkëpunëtori të tij ai ishte transferuar nga Italia në qytetin Erfstadt të Gjermanisë, ku krijoi dhe bazën për mbledhjen e lëndës narkotike nga vendet e ulëta e trafikimin drejt Italisë.

Referues të drejtpërdrejtë të Besmir Shenaj për tregun italian të drogës ishin shqiptarët; Edmond Ferzaj, Bruno Haxhiraj, vëllezërit Arber e Alkens Çarçani ( 33 e 31 vjeç) e korrierët Vladimir Skendo (56 vjec) e Shpresim Heta (34 vjeç), të gjithë me origjinë nga Vlora.

Policia italiane ka arrestuar në territorin italian vëllezërit Arber e Alkens, Çarçani banues në komunën Dicomano, shtetasi maroken Mazzi Soufiane, (30 vjec e banues në Prato) e italiani Angelo Riccardi (38 vjec) banues në Borgo San Lorenzo.

Falë bashkëpunimit me policinë shqiptare e gjermane janë arrestuar sot (21 mars 2017) në Vlorë shtetasit Besmir Shenaj, Bruno Haxhiraj, Shpresim Heta e Vladimir Skendo.

Dy shqiptare ne kerkim- Ndërkohë janë shpallur në kërkim dy shtetas të tjerë shqiptarë anëtarë të këtij grupi kriminal të lokalizuar nga policia shqiptare e ajo gjermane.

Të arrestuarit nga policia shqiptare priten të ekstradohen shumë shpejt drejt Italisë.

Trafiku i droges permes tregtise se makinave- Për trafikimin e drogës ky grup kriminal përdorte tregtinë e makinave që bliheshin në Gjermani e transportoheshin në Shqipëri. Përgjatë udhëtimeve përdorej transporti i drogës që ndalej në qytetin e Firences.

Hetimet e këtij operacioni çuan gjithashtu në arrestimin në vitin 2016 të korrierit shqiptar Gentian Nazaj 40 vjec , në kamionin e të cilit u gjetën 19 kg marijuanë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY