Jemin Gjana: Plumbi u nis për Mziun, u devijua përdhe. Gjici: Nuk...

Jemin Gjana: Plumbi u nis për Mziun, u devijua përdhe. Gjici: Nuk është aktivist i imi

88
0
Shares

Ne foto, kandidati Mziu dhe ish-deputeti Gjana, ne vendin ku ndodhi incidenti i rende

Ish deputet dhe ish-ministër, aktualisht i deleguari i PD-së për zgjedhjet në Kamëz, Jemin Gjana, në deklarimin e tij para mediave tha se Lita është përplasur me fjalë fillimisht, duke kërkuar llogari që të largoheshin dhe të mos bënin propagandën e Partisë Demokratike në këtë zonë dhe në një moment të caktuar ka nxjerrë armën dhe kolegët që kanë qenë së bashku me kandidatin e kanë mbërthyer. Nuk ka mundur të qëllojë në atë objektiv që ai mendonte, ka qëlluar aty përdhe.

Lidhur me incidentin e rëndë ka reaguar edhe kandidati socialist, Safet Gjici. “I dënuari për vjedhje në panik nga humbja. Në incident protoganistë janë aktivistët e PD-së. Dënoj e distancohem nga ky akt dhune. Mziu të marrë përgjegjësitë për sherret me ish-miqtë. Në konflikt kanë qënë anëtarët me ish-kryetarin e PD-së në Paskuqan. Konflikti ka degraduar edhe në nxjerrjen e armëve. Asnjë simpatizant apo aktivist i imi nuk është përfshirë në këtë incident”, thotë Gjici.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY