Bushat, një shtëpi gati për luftë, kapet edhe mitrolozi

Bushat, një shtëpi gati për luftë, kapet edhe mitrolozi

946
0
Shares

Policia ka sekuestruar sot në një shtëpi në Bushat nje arsenal armësh e municionesh. Sekuestrohen, 1 mitraloz i lehtë, 1 pistoletë, 2 pushkë 20-çe, 1 kallëp tritol, 2 kuti me 20 kapsolla detonatore , 7 krëhëra me fishekë dhe 380 fishekë. Policia ia doli të arrestonte në flagrancë poseduesin e arsenalit të armëve.
bushat arme te kapura2

Mbi bazen e informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë ushtruar një kontroll të befasishëm në banesën e shtetasit , Pjetër Çuni, 61 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë me 20 vite burg për vrasje.

Si rezultat i kontrollit, në banesë dhe ambjentet e jashtme të banesës ju gjeten , 1 mitraloz i lehtë, 1 pistoletë, 2 pushkë 20-çe, 1 kallëp titol, 2 kuti me kapsolla detonatore, si dhe disa krëhëra me fishekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY