Formularët e Dekriminalizimit, ish-ministri i PD: Po më hetojnë “y” e emrit

Formularët e Dekriminalizimit, ish-ministri i PD: Po më hetojnë “y” e emrit

106
0
Shares

Një nga ministrat e qeverisë së PD është habitur kur ka mësuar arsyen se pse KQZ ka vendosur të riferifikojë formularin tij për dekriminalizimin.

“Mësova se KQZ ka kërkuar verifikimin e formularit të vetë deklarimit edhe për mua për germën e emrit tim, që gjendja civile e shkruante me “i” dhe jo “y”, pra emrin e shkruante Miqerem dhe jo Myqerem, sic e kam emrin edhe në të gjitha dokumentet e mia shkollore dhe të kualifikimit tim akademik, cka e ka korigjuar gjendja civile para rreth 30 vitesh”, komenton Tafaj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të riverifikojë të enjten formularët e disa deputetëve dhe kryetarëve të bashkive në kuadër të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit.

Sipas KQZ, riverifikimi bëhet për shkak se nuk kanë deklaruar të dhëna në një nga rubrikat e formularit të vetëdeklarimit.

Verifikimet do të bëhen për deputetët:

Sali Berisha,

Spartak Braho,

Vangjel Dule,

Vladimir Kosta,

Arben Ristani,

Artan Gaci,

Asllan Dogjani,

Florion Mima,

Xhemal Qefalia,

Ylli Shehu,

Gjovalin Bzheta,

Myqerem Tafaj,

Eduard Halimi,

si dhe për kryebashkiakët

Adriatik Zotkaj,

Tërmet Peçi,

Artur Bardhi

Ndrec Dedaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY