Në qytetin Jember të Indonezisë, në shkolla të mesme do të shtohet edhe një test tjetër.
Bëhet fjalë për testin e shtatzënisë, të cilin vajzat duhet ta kalojnë si kusht për ta kaluar vitin.
Zyrtarë të këtij qyteti argumentojnë se në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë për të identifikuar vajzat që kanë kryer marrëdhënie seksuale që në shkollë të mesme.
Vendimi është kaluar edhe nga drejtuesit e komunës.
“Nëse ato nuk janë të virgjëra, mos i lini të kalojnë. Mund të tingëllojë si shaka, por është serioze. Është për hir të së ardhmes”, thonë mbrojtësit e kësaj çështjeje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/