Paradoksi i Policisë: Liman Lita dyshohet se pengoi Xhelal Mziun, por me...

Paradoksi i Policisë: Liman Lita dyshohet se pengoi Xhelal Mziun, por me armë qëlloi, nuk ka dyshime

308
0
Shares

Më në fund, edhe policia e ka pranuar se zbrazja e armëve dje në Paskuqan, ishte pjesë e një konflikti elektoral dhe jo të rëndomtë te një karburant midis disa personave. Edhe polica ka pranuar sot se e ka identifikuar personin që qëlloi me armë, por se ende nuk ka mundur ta gjejë e ta ndalojë.
Nga ana tjetër, në një reagim të sotshëm, në mënyrë paradoksale, drejtoria e Policisë së Tiranës thotë se nuk ka as dyshimin më të vogël (pranon) që Liman Lita qëlloi me armë. Nuk e mohon dot kwtw, se krisma u dwgjua. Por polica ka dyshime se ai mund ti ketë penguar fushatën elektorale të kandidatit të opozitës për bashkinë e Kamzës, Xhelal Mziu.
“Më datë 16. 06. 2015, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit Liman Lita, 39 vjeç, banues në  Tiranë, sepse në rrugën ‘Avzi Nela’, Paskuqan 1, dyshohet se është konfliktuar dhe ka penguar kandidatin për zgjedhje në organet vendore të subjektit të PD-së, Xhelal Mziu, i cili ka qëlluar më pas me një armë zjarri në rrugën e asfaltua. Më pas kanë ndërhyrë dhe i kanë marrë armën mbështetësit e kandidatit të PD-së shtetasit, P. K., 38 vjeç, Z. K., 45 vjeç , I. L., 30 vjeç dhe A. P., 42 vjeç , banues në Tiranë, ndërsa shtetasi Liman Lita është larguar me mjetin e tij. Në cilësinë e provës materiale u gjet në asfalt e sekuestrua një predhë plumbi, arma pistoletë tip “TT”, dhe një krehër me 5 fishek. (Nenet  325, 278/2 dhe 274 të Kodit Penal)”, përfundon reagimi zyrtar i drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY