Zgjedhjet, policët nga sot 12 orë shërbim në ditë, për pagesën shtesë...

Zgjedhjet, policët nga sot 12 orë shërbim në ditë, për pagesën shtesë nuk thuhet ende asgjë

52
0
Shares

Drejtoria e Policisë së Shtetit, ka bërë ët ditur sot se në zbatim të detyrave të parashikuara në Programin e Punës “Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë periudhës zgjedhore për Organet e Qeverisjes Vendore, 21 Qershor 2015”, me qëllim planifikimin, organizimin dhe zbatimin e masave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor për organet e qeverisjes Vendore, si dhe ruajtjen dhe sigurimin e objekteve zgjedhore, të gjitha Strukturat e Policisë së Shtetit në nivel Qendror dhe vendor kanë kaluar në shërbim të përforcuar që prej orës 07.00 të datës 17 Qershor 2015.
Si pjesë e këtij shërbimi të ëprforcuar , përmendet vetëm fakti se të gjitha shërbimet e Policisë duke filluar nga dita e sotme do të kryejnë 12 orë shërbim. Për mundësinë e pagesës për 4 orët e shtesës që ju shtohen policëve për çdo ditë, nuk thuhet ende asgjë. Ndërkohë, që në mënyrë të përsëritur, policët nuk janë paguar asnjëherë për orët shtesë të shërbimit që kryejnë.
Policia e Shtetit, bënë të ditur se ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në tërësi, për parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale. Vëmendje e posaçme i është kushtuar masave policore edhe për sezonin e ri turistik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY