FOTO/ Mziu: Vota juaj ndëshkim edhe për mashtrimet e qeverisë në 2...

FOTO/ Mziu: Vota juaj ndëshkim edhe për mashtrimet e qeverisë në 2 vjet

47
0
Shares

Kryetari i Bashkisë Kamëz dhe kandidati i PD-së dhe “Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet” për mandatin e tretë si kryebashkiak në turin e takimeve të shumta që ka bërë gjatë fushatës elektorale mes pjesëmarrjes masive dhe entuziazmit të qytetarëve në Kamëz dhe Paskuqan, ka gjetur mbështetjen maksimale të tyre dhe interesin për të dëgjuar projektin e vazhdimit të ndryshimit, të urbanizimit, për më shumë punë dhe dinjitet.
Xhelal Mziu në këto takime, veç angazhimeve të marra për 4 vitet e ardhshme, ka shkuar përballë bashkëqytetarëve me bilanc konkret të arritjeve në këto 8 vite.
bathore (1)Në këto takime, Mziu ka kërkuar votën jo vetëm për atë çfarë ka bërë dhe do të bëjë, por edhe si ndëshkim ndaj kësaj qeverie mashtruese, e cila në dy vite nuk ka mbajtur qoftë edhe një premtim dhe me politikat e saj ka varfëruar më shumë qytetarët.
Kryebashkiaku Mziu dhe kandidat për mandatin e tretë për Bashkinë Kamëz është angazhuar publikisht së do të korrigjojë padrejtësitë e qeverisë “Rama” dhe pas 21 qershorit do të futen në skemën e ndihmës ekonomike të gjitha familjet e hequra nga qeveria dhe familjet e tjera në nevojë dhe Bashkia do të falë të gjitha debitë për ujin, taksat e tarifa për çdo familje, do të sigurojë bursa për studentë, do të stimulojë nxënësit e dalluar, do të ndihmojë fëmijët jetimë, do të rikthejë dinjitetin e nëpërkëmbur nga ulja e nivelit jetik të familjes, shpresën, për të ndaluar varfërinë dhe eksodin nga qeveria si dhe të rritet imazhi dhe konkurrenca e qytetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY