Prishja e vilës, Ministria e Kulturës lëshoi “leje” e para

Prishja e vilës, Ministria e Kulturës lëshoi “leje” e para

78
0
Shares

Bashkia Tiranë ka hedhur poshtë akuzat e ministrisë së Kulturës se ka dhënë një leje ndërtimi për një pallat i cili do ngrihet tashmë mbi rrënojat e një vile afër qendrës së Tiranës, të shpallur më herët monument kulture. Në një dokument të lëshuar nga Ministria e Kulturës në vititn 2014 thuhet se në zonën në fjalë nuk ka asnjë monument kulture.

letra e minsitrise se kultures

“Një nga dokumentet e administruar në dosjen ligjore ka qënë edhe shkresa me nr.prot. 722/1, datë 28.05.2014 nga Instituti i Monumenteve të Kulturës firmosur nga drejtoresha e përgjithshme znj.Arta Dollani në të cilën citohet… në pronën me nr.pasurie 2/128 nuk ndodhen objekte me status “monument kulture”, “zonë historike” dhe as sipërfaqe me status “zonë arkeologjike”ose “zonë e mbrojtur”…

letra e ministrise se kulttures 1

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, brenda afatit të përcaktuar nga legjislacioni për planifikimin e territorit në fuqi në atë kohë, është marrë vendim nr. 8771/7, datë 30.07.2014 për: Miratimin e lejes zhvillimore të ndërtimit për strukturën banim dhe shërbime 4 dhe 6 kat me 2 kat parkim nëtokë, në rrugën “Asim Zeneli”, në pronë të shoqërisë “ANA”sh.p.k, me zhvillues dhe subjekt ndërtues shoqërinë “ANA” sh.p.k”, bashkëlidhur plani i vendosjes së zonës së zhvillimit.

rruga asim zeneli

Bashkia Tiranë është njohur me vendimin e KKR vetëm në gusht të vitit 2014, kur ka ardhur shkresa me nr.prot. 157 datë 19.08.2014, protokolluar në Bashkinë e Tiranës me nr. prot. 11500, datë 20.08.2014 për vënie në dijeni të vendimit nr. 35, dt. 15.07.2014 të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve. Pra, ministria përkatëse ka njoftuar mbi një muaj më vonë për një vendimmarrje të tillë, në një kohë kur vendimi për miratimin e lejes ishte marrë konform legjislacionit në fuqi dhe konfirmimit nga IMK për atë sipërfaqe prone.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY