Lirohet Haradinaj por i mbahet pasaporta

Lirohet Haradinaj por i mbahet pasaporta

53
0
Shares

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është liruar nga policia sllovene por ndërkohë i është mbajtur pasaporta deri në një vendim të gjykatës që pritet të merret neser. “Në orën 18:00, Haradinaj është paraqitur para Gjykatës, e cila ka vendosur që t’ia mbajë pasaportën deri në vendimin tjetër të Gjykatës. Vendimi pritet që të merret nesër”, theksohet në një deklaratë të AAK-së.

Ndërkaq pak më herët AAK kishte konfirmuar se rreth mesditës, në Aeroportin e Lubjanës, kryetari Haradinaj është ndaluar në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2006, ndërkohë që e ka konsideruar këtë veprim të policisë sllovene jo vetëm si fyerje për Kryetarin Haradinaj dhe për Aleancën, por është fyerje edhe për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Aleanca e sheh këtë veprim si një padrejtësi dhe të pakuptimtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY