Rama për kandidatët me dosje kriminale: Kanë dëshmi të pastër penaliteti, gjykatat...

Rama për kandidatët me dosje kriminale: Kanë dëshmi të pastër penaliteti, gjykatat janë gagarele

66
0
Shares

Edhe pse mediat sot kanë publikuar të dhëna lidhur me inkriminimin e disa kandidatëve për kryetarë bashkie, Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë mundësinë që përfaqësuesit e tij në Krujë dhe Kavajë të jetë burgosur apo hetuar nga policitë e vendeve evropiane. Por ai pranoi se vetëm ish-kandidati i opozitës në Këlcyrë ka qenë i dënuar dhe i ndalohej udhëtimi në vendet e BE-së, gjatë një interviste në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu.

“Për këta njerëz nuk ka asnjë dënim, në gjykata që janë serioze dhe jo gjykata gagarele si gjykatat e Shqipërisë”, tha Rama. Por në vijim Rama tha se “ka një dokument që quhet dëshmi penaliteti dhe kjo ka lidhje me një pesëvjecar, nëse kalon ai që ka qenë në burg është sërish një qytetar i lirë. Kështu thotë ligji, kushtetuta”.

Po sot është publikuar një prononcim i ambasadorit amerikan në Tiranë i cili u kërkon qytetarëve shqiptarë të mos i votojnë kandidatët e inkriminuar që partitë politike nuk i kanë tërhequr nga gara. Ambasadori LU si dhe ambasadorja e BE-së, Vlahutin vijojnë të këmbëngulin se të inkriminuarit janë ende në garë.

Në vijim Rama i quajti kriminelë gjykatësit.”Dhe ne nuk do lëmë që një tufë njerëzish që janë më keq se kriminelët të na marrin zvarrë. Në vjeshtë do kalojmë paketën ligjore më të rëndësishme. Në fillim është legjislacioni dhe pastaj fillon operacioni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY