Tynelet e Bankës së Shqipërisë kanë flori me vlerë 61 milionë dollarë

Tynelet e Bankës së Shqipërisë kanë flori me vlerë 61 milionë dollarë

157
0
Shares

Floriri, që Banka e Shqipërisë ruan në tunelet e saj, kishte një vlerë prej rreth 61 milionë dollarësh në fund të janarit 2017, sipas statistikave të publikuara nga institucioni monetar qendror.

Këto rezerva në ar të Bankës së Shqipërisë janë pjesë e rezervave të saj valutore, që mbahen kryesisht në euro, dollar, SDR (monedha e FMN-së) dhe ar, sipas monitor.

Në sasi, ari që Banka e Shqipërisë ka si pjesë e rezervave të veta valutore është 50 mijë onc dhe ka mbetur i pandryshuar në vite. Ndërsa vlerën më të lartë vitet e fundit e ka arritur në korrik 2016 me 68 milionë dollar.

Në total, rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë në janar 2017 ishin 3 miliardë dollarë. Kjo rezervë valutore shërben për të përmbushur nevojat e qeverisë për valutë për shlyerjen e borxhit të jashtëm; mbështetur tregtinë ndërkombëtare, duke përmbushur kërkesën për valutë që buron nga importuesit; mundësuar ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë në treg, me qëllim parandalimin dhe zbutjen e lëvizjeve të forta të kursit të këmbimit. Pra, rezerva valutore shërben për të siguruar stabilitetin e kursit të këmbimit.

Deri në fund të vitit 2015, rezervat valutore ishin të barabarta me 7.6 muaj importe. Pra, e thënë ndryshe, nëse do të ndodhte ndonjë krizë apo katastrofë ne vend, Banka e Shqipërisë ka valutë të nevojshme për të blerë për gati 8 muaj mallrat e nevojshme nga importi.

Pjesën më të madhe të rezervave valutore e përbëjnë euro dhe dollari, ndërsa ari zë vetëm 2% të totalit.

Shqipëria është ndër vendet që ka një rezervë të ulët në ar në raport me totalin.

Në botë, rekordin e mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë zotërime në ar prej 8100 tonësh, ose 74% të totalit të rezervave valutore të vendit.

E dyta është Gjermania, me rreth 3400 tonë, ose 68% e totalit dhe e katërta, pas Fondit Monetar Ndërkombëtar është Italia, me rreth 2400 tonë, ose 67% të totalit të rezervave valutore të vendit, sipas të dhënave nga Këshilli Kombëtar i Arit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY