Loni Isai, kufoma që i gjet në Zvernec e pronarit të bilardos

Loni Isai, kufoma që i gjet në Zvernec e pronarit të bilardos

86
0
Shares

Nga pasioni për motorët te tatuazhet, kush është pronari i bilardos që u gjet i vdekur në Zvërnec

Policia ka identifikuar viktimën që u gjet në bregun e Zvërnecit të Vlorës më 9 mars. Sipas të dhënave paraprake mësohet se ai quhet Loni Isai, 32-vjeç dhe ka qenë pronar i një bilardoje në Vlorë.

Identifikimi i 32-vjeçarit u bë pas rezultatit të ADN-së. Policia nuk ka dhënë ende detaje rreth shkaqeve të vdekjes, ndërsa ende vijon hetimi.

Luan Isai, i njohur ndryshe si Loni, ishte pronari i një bilardoje në Vlorë, u identifikua fillimisht nga rrobat nga miqtë e familjarët, por me analizat e ADN-së u vërtetua kush ishte, shkruan balkanëeb.

Që prej datës 8 shkurt, kur kishte dhe postimin e fundit në rrjetin social Facebook, Isai u denoncua nga familjarët si i zhdukur, deri kur iu gjet kufoma më 9 mars në Zvërnec.

31-vjeçari i fejuar prej kohësh, njihej si person i qetë, jo problematik dhe sipas miqve e të afërmëve nuk dihet të ketë pasur konflikte të mundshme, raporton BalkanËeb. Pasionet e tij ishin motorat dhe tatuazhet, të cilat i kishte të shumta në trup.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY