PE si “Big Brother”, 200 vëzhgues për ditën e zgjedhjeve

PE si “Big Brother”, 200 vëzhgues për ditën e zgjedhjeve

48
0
Shares

Përfaqësuesi i delegacionit parlamentar BE-Shqipëri, Eduard Kukan, në një intervistë për Top Channel deklaron se zgjedhjet vendore do të kenë një ndikim të madh në vendimet e mëvonshme për çështjen e negociatave.
Ai deklaron se në Parlamentin Europian të gjithë do të vëzhgojnë me vëmendje organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, numërimin e votave dhe çdo aspekt tjetër që ka të bëjë me lirinë dhe demokracinë e një procesi zgjedhor.
eduard kukan_copy_1“Mesazhi im kryesor ndaj qytetarëve shqiptarë do të ishte: Shkoni në zgjedhje, merrni pjesë dhe bëni zgjedhjen e duhur. Zgjidhni njerëzit te të cilët keni besim, prej të cilëve prisni që ata të punojnë me të vërtetë për të mirën e vendit dhe të qytetarëve. Nevojitet një pjesëmarrje e lartë votuesish në mënyrë që zgjedhjet të jenë të besueshme. Për liderët politikë, edhe pse këto zgjedhje janë lokale, ato janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Është e domosdoshme që kjo të ndihet kështu, sepse nuk është një shprehje patetike. Të gjithë në Parlamentin Europian do vëzhgojnë me vëmendje sesi do të organizohen zgjedhjet, se si do të trajtohet i gjithë procesi i numërimit të votave dhe fushata elektorale në tërësi, gjë e cila po vijon, pasi shumë do të varet nga zgjedhjet nëse ato do jenë të lira e demokratike, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Kjo do të kishte një ndikim të madh te vendimet e ardhshme të institucioneve europiane për mundësinë e çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Unë mendoj se politikanët duhet të marrin përsipër përgjegjësi të mëdha, personale dhe politike, për të dy palët. Qeveria duhet të marrë në konsideratë se për të pasur një shoqëri vërtet demokratike, kjo shoqëri kërkon një opozitë të fortë. Kjo është për të mirën e vendit, të shoqërisë dhe për imazhin që ka jashtë vendi. Pra, të përfundosh në opozitë, nuk do të thotë dështim, apo një pozicion i turpshëm. Jo. Opozita ka një rol për të luajtur në çdo shoqëri demokratike. Unë po ndjek nga shumë afër fushatën elektorale. Kam dëgjuar për ca ankesa, por, në përgjithësi, kam dëgjuar se zgjedhjet po përgatiten në mënyrë të përgjegjshme. Do të ketë shumë vëzhgues, mbi  200 në ditën zgjedhore dhe më pas do jenë vëzhguesit e trupit diplomatik. Mendoj se për shkak të situatës specifike të Shqipërisë, zgjedhjet do të ndiqen me vëmendje nga Brukseli, por edhe më shumë nga vetë institucionet në Shqipëri”, u shpreh Eduard Kukan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY