KQZ shtyn vendimin për listat e zgjedhësve në Vorë, nuk mjafton verifikimi...

KQZ shtyn vendimin për listat e zgjedhësve në Vorë, nuk mjafton verifikimi i LSI-së

60
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të shtyjë për një mbledhje tjetër vendimin mbi kërkesën e LSI, për çregjistrimin nga listat e zgjedhësve të rreth 600 votuesve, të regjistruar dy vitet e fundit në qytetin e Vorës.
Kryetarja Lefterije Luzi, propozoi që vendimi të merret pasi të administrohet informacioni nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.
Sipas përfaqësuesit ligjor të LSI në KQZ, në Vorë është lejuar regjistrimi i rreth 600 votuesve të ardhur nga zona të ndryshme të Shqipërisë, të cilët kanë deklaruar adresa të njëjta banimi.
LSI thotë se tashmë me këtë çështje po merret prokuroria. I pyetur nga anëtarët e KQZ, se nga ishte marrë informacioni mbi këta 600 persona, juristi i LSI tha se i referohej burimeve partiake.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY