Protesta e fuqishme e 13 majit, mijëra mbështetës të opozitës kërkuan largimin...

Protesta e fuqishme e 13 majit, mijëra mbështetës të opozitës kërkuan largimin e kryeministrit

125
0
Shares

Mijëra qytetarë morën pjesë në protestën e zhvilluar kundër qeverisë në Tiranë të shtunën. Protestuesit qëndruan për rreth një orë në Bulevardin kryesor ndërkohë që lëshuan thirrje për dorëheqjen e kryeministrit dhe zgjedhje të drejta dhe të lira.Thirrjet e shumta të protestuesve “Rama ik, Rama ik,” kumbojnë vendin. Kryetari i PD-së Lulzim Basha tashmë u ka prirë protestuesve me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy vajzat dhe ndodhet para Kryeministrisë. “Republika e Vjetër, sot shpallet objekt i arkivit të Muzeut historik Kom,betar. Ne shqiptarët e bashkuar nuk do ta njohim më Republikën e Vjetër të krimit e drogës”, u shpreh Basha në protestën e sotme.

Sipas tij, në shesh janë 600 mijë protestues, që do të bëhen miliona që nuk do e njohin Republikën e Vjetër.

Pranë kreut të opozitës Basha ishin edhe aleatët e opozitës, përfaqësues nga disa parti politike që kanë refuzuar të përfshihen ën zgjedhjet e 18 qershorit pa u krijuar kushtet për zgjedhje të drejta dhe të lira.

Drejtues të Partisë Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare (PBKDSH)si dhe qindra mbështetës të kësaj partie iu bashkuan protestës duke qëndruar kryesisht në pjesën përballë me policinë. PBKDSH është parti aleate e opozitës dhe iu bashkëngjit koalicionit opozitar prej disa vitesh. Megjithëse kryetari i kësaj partie Ali Nezaj nuk ndodhet në protestë, për secilin anëtar të saj njihet dëshira e tij që të ishte bashkë me ta për të rrëzuar qeverinë e majtë. Kryetari Nezaj u kërcënua më shumë se një vit më parë nga policia duke e detyruar atë të lërë Shqipërinë sëbashku me familjen.

PBKDSH është ndër partitë më të vjetra në vend. Ajo u themelua në fillim të pluralizmit nga Nezaj dhe vijon prej asaj kohe të jetë një parti që synon demokracinë dhe integrimin evropian, duke iu kundërvënë pas asnjë kompromis qeverive të korruptuara të tranzicionit.

Protesta u mbyll në mënyrë paqësore, por shuam protestues ndër ta edhe anëtarë të PBKDSH po vijojnë të mbahen nën vëzhgim nga policia. Një protestë tjetër po kaq masive pritet të mbahet në ditët në vijim. Artur Bega

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY