Caktohen 3 administratorët për pasuritë e Becchetit

Caktohen 3 administratorët për pasuritë e Becchetit

235
0
Shares

Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara ka caktuar tre administratorë shtetërorë, të cilët do të përgjigjen për 60 përqindëshin që është në pronësi të Becchettit. Ata janë Skender Met’Hasani, Eglantina Osmanlli dhe Bedri Buzi.
agon channel urdheri i sekuestros

Administrimi nga shteti i kësaj pjese të “Agon Channel” do të vazhdojë deri në kohën kur do të ketë një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit.

Ministria e Financave sqaroi zyrtarisht se e njëjta procedurë është ndjekur dhe për katër kompanitë e tjera të Becchett-it dhe bashkëpunëtorëve të tij. Inventari është kryer edhe për firmat “Energji”, “Cable System”, “400KV” dhe “Fuqi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY