AKKP hap sot aplikimet për kompensimin e pronarëve të prekur nga ndërtimet...

AKKP hap sot aplikimet për kompensimin e pronarëve të prekur nga ndërtimet pa leje

58
0
Shares

Sot ka nis zyrtarisht pranimi i kërkesave për dëmshpërblim për 550 pronarë të prekur nga ndërtimet pa leje.
Përmes një njoftimi për shtyp, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave thekson se është hapur procesi i pranimit të kërkesave për shpërndarjen e kësteve për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale, emrat e të cilëve janë miratuar me VKM Nr. 449, datë 27. 05. 2015 “Për shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”.
“Procesi i pranimit të kërkesave të përfituesve nga ky fond do të fillojë më datë 19. 06. 2015 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar apo limituar në afat”, thekson në njoftim AKKP.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY