Vlorë, policia sekuestron 25,5 lëndë narkotike “çokollatë”, 2 në pranga, 2 në...

Vlorë, policia sekuestron 25,5 lëndë narkotike “çokollatë”, 2 në pranga, 2 në kërkim

96
0
Shares

Policia e Vlorës ka finalizuar sot operacionin e koduar “Qeparoi”, ku është sekuestruar 25.5 kg lëndë narkotike “Çokollatë”, ndërsa janë arrestuar dy persona dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim
Sipas policisë, janë arrestuar në flagrancë, Alsid Cani, 25 vjeç lindur dhe banues në Gjirokastër dhe Fatjon Rexho, 29 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë.
Arrestimi i tyre është bërë i mundur pas një hetimi 1-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, në fshatin Qeparo-Fushe të Vlorës, në afërsi të fabrikës së vajit.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e këtyre poseduesve në momentin kur ata po tentonin të shkëmbenin lëndën narkotike me një grup tjetër të cilët janë në ndjekje nga policia.
Lënda narkotike e llojit “Çokollatë” (kanabis sativa) ishte e vendosur në 57 pako në formë drejtkëndëshi të pa mbështjella dhe 4 të tjera të mbështjella 2 e nga 2 me qese plasmasi ngjyrë jeshile dhe me natriban të tejdukshëm.
Nga tërësia e të gjitha veprimeve, Policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë. Ata janë, Glorenc Proko, 34 vjeç , banues në fshatin Valare të Gjirokastrës dhe E. Cuni, 35 vjeç, banues në Delvinë, të cilët rezultojnë bashkëpunëtorë me shtetasit e mësipërm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY