Japoni, një konkurs për tualetet më të bukura

Japoni, një konkurs për tualetet më të bukura

92
0
Shares

Qeveria japoneze do të organizoje për herë të parë një konkurs kombëtar për pikturat e tualeteve që nga modelet e përditshmërisë e deri tek ato më të sofistikuarat. Ky konkurs është shpallur në kuadrin e politikës së promocionit për femrat e ndjekur nga kryeministri Shinzo Abe, por që nuk do të jetë e përqendruar vetëm për tualetet që u takojnë grave.
Kushtet e femrave dhe lojërat olimpike të vitit 2020. Sipas je raporti qeveritar prej 145 faqesh njerëzit e shëndetit duhet të kontribuojnë fuqishëm në përmirësimin e kushteve të grave në Japoni. Një konkurs i tillë për zbukurimin e tualeteve është bërë duke pasur parasysh edhe lojërat olimpike të Tokios në vitin 2020 në mënyrë që komforti i qoshes së vogël të jetë në barasvlerësim me mikpritjen tradicionale japoneze.
“Shpresoj që përpjekjet që po bën Japonia për të pasur tualete më të bukura në botë të shpërndahen gjithkund në botë”, ka deklaruar pak ditë më parë ministri i ngarkuar për promovimin e gruas Haruko Arimura. Japonia është e famshme për konceptimin e teknologjisë së lartë (high-tech) të tualeteve të saj.
Konkursi është shumë serioz. Juria është e përbërë nga një përfaqësues i shoqatës japoneze të tualeteve. Ka për të vlerësuar 5 kritere për përzgjedhjen e fituesve. Pastërtia, siguria, komforti, inovacioni dhe kohëzgjatja, promovuesit e konkursit kërkojnë sigurisht edhe ide për vende sanitare, tualete që do të përdoren nga të huajt dhe personat me aftësi të kufizuar, me çmime të lira për vendet e varfra por edhe ekologjike në rast të ndonjë katastrofe natyrore. Projektet do të pranohen deri në fund të muajit dhe fituesit do të shpallen në Shtator nga ministri përkatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY