Të ulesh para një kompjuteri për gjatë gjithë ditës mund të jetë e rrezikshme për shëndetin tuaj. Dhembje shpine, sy të skuqur dhe probleme me gjumin mund të jenë rezultatet e një mjedisi pune me nivel stresi në rritje apo edhe e jetës sedentare.
Mjeku okulist, Nadon Qafa, tregon për “Monitor”, se nga përvoja e tij profesionale ka evidentuar jo rrallëherë persona që vuanin nga Sidroma Vizive nga Kompjuteri dhe nga sforcimi i syrit, duke mos marrë për bazë këshillat e duhura për shmangien e tyre.
Ai shton se rreth 50 – 90 për qind e njerëzve që kanë kontakte me kompjuterin (kryesisht për punë) vuajnë nga shkallë të ndryshme të kësaj sindrome, statistikë kjo për të gjithë botën, përfshirë edhe vendin tonë. Dr. Qafa bën të ditur se shpesh, probleme të tilla bëhen shkak për uljen e produktivitetit në punë, kënaqësinë e të punuarit dhe performancën e përgjithshme në karrierë.
Ndërsa specialistët e fushës së psikologjisë dhe të shëndetit mendor pohojnë se orari i zgjatur dhe koha e pamjaftueshme për të pushuar dhe për të rikuperuar forcat, bën që punonjësi të mos jetë efektiv dhe me kalimin e kohës të jetë i stresuar dhe i lodhur.
Psikologe dhe prof. Migena Buka pohon se pushimi me intervale të shkurtra, gjatë orarit të punës,është tepër i nevojshëm, për të shmangur atë lloj lodhjeje që të shkakton stresin në një ambient pune.S a i përket faktit se si mund të shmangim një cenim psikologjik nga puna e tepërt apo edhe thjesht stresi i shkaktuar, Buka thotë se planifikimi dhe ndjekja e një programi të qartë, që do të shpërndajë punën në mënyrë të njëtrajtshme, eliminon “rraskapitjen” psikologjike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/