Lezhë, policia flet për ngjarjen “Kryemadhi”: Dosjen do e referojmë në prokuroi,...

Lezhë, policia flet për ngjarjen “Kryemadhi”: Dosjen do e referojmë në prokuroi, autorë dhe motive nuk kemi

73
0
Shares

Policia e Lezhës ka reaguar për ngjarjen e natës së kaluar në fshatin Rrilë. Sipas saj, janë shoqëruar disa persona, por ende nuk kanë autor të dyshuar dhe motive për ngjarjen.
“Më datë 19.06.2015, rreth orës 21.45, është njoftuar Salla Operative e Drejtorisë Policisë së Qarkut Lezhë, se në vendin e quajtur Rrilë,  Lezhë, ishte qëlluar me armë zjarri gjatë lëvizjes në këtë  zonë të deputetes të Kuvendit të Shqipërisë Monika Kryemadhi, e cila po lëvizte së bashku me vajzën e saj dhe  anëtarët e tjerë të  shtabit elektoral të kandidatit për Kryetar bashkisë Lezhë Viktor Tusha,  ku janë dëgjuar të shtëna me armë ne vendin e quajtur kooperativë të fshatit Rrilë.
Menjëherë Policia ka shkuar në vendngjarje ku ka kryer këqyrjen e vendit te ngjarjes  si dhe ka kryer veprimet e para  hetimore   për të cilat ka vënë në dijeni Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Në lidhje me këtë ngjarje në ambientet e Drejtorisë së Policisë Lezhë janë shoqëruar dhe pyetur disa shtetas  dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave, motiveve si dhe identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë”, thuhet në deklaratën e policisë së Lezhës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY