Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Do të ndryshojë votën Fieri, kjo Bulqizë e madhe e qeverisjes së majtë. A do kemi Kavajë 2011, apo Shkodër 1996 në zonat e majta!

20/06/2015
Do të ndryshojë votën Fieri, kjo Bulqizë e madhe e qeverisjes së majtë. A do kemi Kavajë 2011, apo Shkodër 1996 në zonat e majta!
Share on FacebookShare on Whatsapp

#droni.al
Cfarë po ndodh në bashkinë e Fierit, bashkia e tretë më e madhja në vend. Ndërkohë që socialistët arritën ta lënë jashtë vëmendjes së madhe të medieve, atje është zhvilluar një ndër garat më interesante në të gjithë vendin, mes kandidatit të djathtë, Enkelejd Alibeaj, një ndër drejtuesit me më integritet të PD; Armando Subashit, deputet i PS-së, dhe Albert Caci, ish-deputet i PS.

Fieri është qyteti model se si nuk duhet qeverisur një qytet. Që prej 20 vitesh ai drejtohet nga socialistët duke e shndërruar qytetin më dinamik të Shqipërisë në një geto urbane, e rrethuar nga njerëz të varfër, ku socializmi bën namin në mes të qytetit ndërsa unazës së tij, më e shëmtuara në Shqipëri lulëzon kapitalizmi i egër. Është një shembull i rrallë se si 1 km larg vendburimit më të madh të naftës në Europë, rritet mjerimi nën kujdesin e qeverisjes së majtë deri në absurd. Nëse kemi një Bulqizë në mal, Fieri është Bulqiza e fushës.

Cfarë do të ndodhë nesër në këtë bashki. A do të bëjnë fierakët të njëjtën gjë apo do të bëjnë një gjë të re. Do vijojnë të votojnë modelin e Baftjar Zeqos që mishërohet tek skenarët e vuajtjes sociale të Fatos Nanos, Ilir Metës, Edi Ramës, një model që shkrin përkushtimin e socialistëve punëtorë me abuzimin që vjen prej zyrtarëve të majtë. Pra a do të votojnë sërish Baftjarin tjetër, Armando Subashin, apo do të protestojnë për dinjitetin e tyre.

Fieri është si njësia nr5 në Tiranë, furnizon me vota socialistët edhe në ditët e tyre të këqija. Edhe PD ka furnitorët e vet. Ka Kavajën, ka Shkodrën, ka Durrësin. Por këta furnitorë kanë nerv, kërkojnë vëmendje dhe vlerësim. Duan të jenë partnerë. E kanë rrëzuar PD-në sa herë kjo e fundit ka qenë arrogante, e dobët në qeverisje dhe mospërfillëse. Kavaja ka votuar socialistët në vitin 2011; Durrësi i dha PD-së 9 deputetë më 2005, dhe vetëm 1 për PS, por tri herë radhas në zgjedhjet lokale nuk votoi kandidatin demokrat për bashkinë por kandidatin e majtë, ndërkohë që këshilli bashkiak gjithnjë ka qënë në shumicë i djathtë. Shkodra e ka bërë më herët. Atëherë kur PD ishte në kulmin e pushtetit dhe lavdisë, më 1996. Shkodranët nuk votuan kandidatin e PD-së për kryetar bashkie por kandidatin një partie të vogël.

Cfarë do të ndodhë në Fier nesër, në këtë Bulqizë të madhe, vepër e qeverisjes lokale të socialistëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

30/06/2026
DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

Berisha në Asamblenë politike të PPE: Protestat qytetare një reagim i gjerë kundër qeverisë

30/06/2026
Gjiri i Lalzit, i rrëmben dallga – shpëtohen pesë persona

SPAK çon në gjykatë dosjen e Rrumit, tjetërsim pronash në Lalëz dhe Kepi i Rodonit

30/06/2026
Protesta para Policisë së Tiranës për 6 të arrestuarit: “Lironi çunat”

Protesta para Policisë së Tiranës për 6 të arrestuarit: “Lironi çunat”

30/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

30/06/2026
DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

Berisha në Asamblenë politike të PPE: Protestat qytetare një reagim i gjerë kundër qeverisë

30/06/2026
Gjiri i Lalzit, i rrëmben dallga – shpëtohen pesë persona

SPAK çon në gjykatë dosjen e Rrumit, tjetërsim pronash në Lalëz dhe Kepi i Rodonit

30/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.